Ministri i Brendshëm, mesazh Ben Blushit

Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka kujtuar deputetit të PS-së, Ben Blushi se ka shkelur statutin e partisë duke i nisur kështu një mesazh kërcënues për vijimin e tij në strukturat e PS.

“Ka shkuar tepër larg dhe ka shkelur edhe mbi të drejtën e statutit të partisë”, u shpreh Tahiri lidhur me akuzat e deputetit socialist ndaj qeverisë socialiste.

Shkelja e statutit dënohet deri me përjashtim nga partia.

Duke komentuar akuzat e Ben Blushit, si për zgjedhjet brenda PS ashtu edhe për qeverisjen ne emisionin Top Story në tch, tha se edhe Rama nuk është kudnër zgjedhjeve në parti.

“Të gjithë besojnë tek gara në PS. Askush nuk ka thënë që kreu i PS nuk duhet zgjedhur. As Rama vetë nuk e thotë këtë. Askush nuk thotë s’do ketë zgjedhje. Unë mendoj që partia dhe rregullat e saj kanë një arsye pse ekzistojnë, ka një të vërtetë më të madhe sesa e drejta e statutit. Qytetarët kanë votuar për qeverinë, kryeministrin dhe PS. Nëse jemi votuar në dy palë zgjedhje nuk ka sens që të votohesh edhe në parti me parimin një anëtar një votë. Statuti është gjë e gjallë dhe duhet të ndryshojë. Nuk po them që Blushi nuk ka të drejtë, por ka të drejtë të kufizuar brenda partisë”, tha Tahiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...