Urdhër arresti për 2 ministra dhe një sekretar shteti

Shares

Në foto, prokurorët specialë në Maqedoni

Arrestimi kryetarit të bashkisë së Pustecit në Shqipëri se ka manipuluar zgjedhjet në Maqedoni është shoqëruar me të paktën 7 urdhër arrete të tjera për zyrtarë shumë të lartë të Maqedonisë.

Mes tyre janë 2 ish-ministra dhe sekretari i qeverisë.

Prokurorja speciale, Katica Janeva kërkoi paraburgim për 8 persona që dyshohet se kanë kryer disa vepra penale lidhur me manipulimet zgjedhore. Ata janë ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, sih ministri i Transporteve Mile Janakievski si dhe sekretari i Qeverisë, Kirill Bozhinovski.

Ja teksti i akuzës: “Në vitin 2012, të dyshuarit të cilët kanë qenë në cilësinë e ministrit të Brendshëm, ministrit për Transport dhe sekretarit të qeverisë së RM-së, së bashku me persona tjerë… përmes dhunës dhe veprimeve tjera kundër ligjore, gjatë fushatës zgjedhore dhe ditëve të zgjedhjeve, ndikuan lidhur me mënyrën se si të zbatohet e drejta e votës dhe penguan të drejtën e votës. Gjatë procesit zgjedhor personave me të drejtë vote i ofruan, i dhanë dhe i premtuan dhurata ose ndonjë benefit tjetër me qëllim që ti ndikojnë votën. Ata shfrytëzuan mjete joligjore për financimin e fushatës” .

Kjo akuzë mund të lexohet njësoj edhe në Shqipëri për Ilir Metën, Edi Ramën nëse do të bëheshin hetime për zgjedhjet lokale të vitit 2015 pa llogaritur zgjedhjet e vitit 2013.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...