Një cisternë në Rafinerinë e Naftës në Ballsh e zhdukte si me magji ngarkesën e saj jo pak por të paktën 8 herë në ditë.
Ajo është shkarkuar 257 herë gjatë një muaji, ndërkohë që zyrtarisht ishte bosh që prej vitit 2013. Rasti është evidentuar nga kompani Crown Agents, sipas së cilës vetëm prej kësaj depozite është shkaktuar një evazion prej 1.7 milionë dollarësh, shkruan shqiptarja.com.
Në një raport për mënyrën si bëhet kontrabanda e naftës në Shqipëri, konsulentët britanikë vërejnë se cisterna u gjet vërtetë bosh në maj të vitit 2015, por u vërtetua se në të ishte depozituar 257 herë karburant vetëm gjatë gushtit të vitit 2014.
Në raport thuhet gjithashtu se u kërkuan pronarët e rafinerisë, të cilët deklaruan se sipas njohurive të tyre cisterna në fjalë në ato momente ishte bosh dhe kishte qenë bosh që nga tetori i vitit 2013.
Crown Agents vëren se skuadra e saj, hartoi një proces-verbal në emër të kompanisë për të ardhurat e munguara në shumën 1,7 milion Euro dhe gjobë sa 2-fishi i detyrimeve. Vlera totale e gjobës për rafinerinë shkoi 5,2 milionë Euro.
Por gjoba nuk mund të kompnesojë dëmet që nafta e papërpunuar sipas parametrave të pranueshëm për shëndetin të tregtohet.
Mijëra ton naftë të ndotur u përzie me naftën e importit duke cenuar rëndë shëndetin miliona shqiptarëve. Sëmundjet tumorale janë bërë epidemike vitet e fundit në Shqipëri ndërkohë që është i nevojshëm edhe një hetim për toksikimin e qytetarëve nga kontrabandë e elementëve të dëmshëm kimikë, si nafta virgin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












