Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj ka denoncuar sot “zgjedhjen” e Arben Ndokës prej Mimi Kodhelit, dy ditë pasi ajo takoi Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, ndërsa e quan atë si “krenari”. “Mimi Kodheli pati rastin të takohej me Sekretarin amerikan të Shtetit, Kerry, i cili theksoi si sukses ligjin e dekriminalizimit. Dy ditë më pas, ministrja e Edi Ramës shfaqet me Arben Ndokën, që është objekt i dekriminalizimit, një nga arsyet pse kjo nisëm e opozitës me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, u bë ligj. Ja ku është fotoja e ministres së mbrojtjes me ish-deputetin, që dekriminalizimi e largoi nga parlamenti, por jo nga Edi Rama i cili i ka besuar qeverisjen e Lezhës të dënuarit për prostitucion dhe rrëmbim personi. Jo vetëm kaq, por PS-ja e Lezhës tha dje se Ndoka është krenaria e saj”.
Për Alibeajn, Edi Rama sfidon mesazhin e John Kerryt, i cili ka zgjedhur krimin dhe jo partnerët ndërkombëtarë, trafikantët, banditët, dhe jo qytetarët. “Dy ditë pas vizitës së Kerrit, Edi Rama vazhdon të sfidojë mesazhin e tij, kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të miqve ndërkombëtarë dhe kërkesën e qytetarëve të vendit për pastrimin e politikës nga krimi. Dy ditë më parë, Ndoka prezantoi prefektin e Lezhës. Dje ai u shfaq me Ministren e Mbrojtjes. Pra është e qartë. Edi Rama ka zgjedhur Arben Ndokën, dhe jo sekretarin Kerri. Ka zgjedhur krimin, dhe jo partnerët ndërkombëtarë. Ka zgjedhur trafikantët, banditët, dhe jo qytetarët”, përfundon deklarata e Alibeajt.
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Fierit duke shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë ka...
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në spektaklin e Big Brother gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë.
Jozi ka goditur Gjestin.
Përpara daljes së tij nga...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i dhanë fund sot martesës prej 27 vitesh duke firmosur divorcin në seancën në Gjykatën Civile të Tiranës.
Të pranishëm...