Në emër të grupit parlamentar të PS-së deputeti Taulant Balla përgëzoi punën e ministrit të shkarkuar Shkëlqim Cani, si dhe përshëndeti angazhimin e ministrit të ri të Financave Arben Ahmetaj, dhe të Milva Ekonomit në krye të ministrisë së Ekonomisë.
“Ne e falënderojmë kolegun në kapërcimin e borxhit të fshehur, dhe e falënderojmë për punën e bërë për formalizimin e Ekonomisë. I uroj shumë sukses ministrit të ri të Financave i cili ka për detyrë të çojë përpara betejën për formalizimin e ekonomisë. Suksese dhe ministres së re, beteja gjinore korr dhe një sukses tjetër. Kjo është qeveria më e balancuar në nivel gjinor”, tha Balla.
I pyetur për shkakun e shkarkimit të ministrit Shkëqlim Cani, taulant balla, nuk dinte të jepte një përgjigje. Duke shpejtuar “ti shpëtonte” pyetjeve të gazetarëve, ai iku duke përsëritur “faleminderit…, faleminderit”.
Por megjithëse nuk dinte pse u shkarkua Shkqëlim Cani, Taulant Balla dinte si ti përgjigjej Ben Blushit, në emër të Edi Ramës.
“Shpreh keqardhje për reagimin e Blushit, në vazhdën e qëndrimeve në dëm të PS dhe punë destruktive ndaj qeverisjes. Më vjen keq që kur flet për ekonominë flet njëlloj si Saliu, nuk di ku e ka gjetur shifrën 400 lekë për të varfrit në Shqipëri. Por shkon në zonë një herë në dy vjet dhe zgjedhësit i sheh nga televizori, mund të gjesh edhe nga këto lloj shifrash”, u shpreh Balla.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












