Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku ka konfirmuar atë që prej ditësh është denoncuar publikisht, për atë që është duke ndodhur te parku i Liqenit. Nr. 2 i bashkisë ka pranuar se te parku i Liqenit, nuk kemit bëjmë thjesht me prerjen e disa pemëve që rrezikonin të binin, por me ndërtimin e një këndi lojërash.
“Çdo ditë, me mijëra njerëz shëtisin këtë park. Ky është një projekt serioz, dhe rivitalizon zonën. Kjo ka nga një zonë për grupmosha të ndryshme fëmijësh. Ky projekt nuk prish pemë, por i shton qytetit që fëmijët jo vetëm të luajnë, por dhe të rrinë”.
Deklarata e Maznikut është një “përgënjeshtrim” i deklaratës së shefit të tij. Jo më larg se dje ErionVeliaj fliste për prerjen e 3 pemëve dhe mbjelljen e 3 mijë të tjerave. Në asnjë rast Veliaj nuk përmendi dje, atë që sot, pas rrëzimit të gardhit rrethues nga qytetarët protestues, e pranoi dhe e pohoi sot Mazniku.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
FOTO/ Tension te Parku Liqenit, qytetarët përplasen me policinë dhe prishin gardhin e Veliajt
/web/FOTO_Tension_te_Parku_Liqenit_qytetaret_perplasen_me_policine_dhe_prishin_gardhin_e_Veliajt_14294_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












