Grupi i Antikontrabandës detare në Sarandë ndëshkoin sot një anije peshkimi në Sarande pas të provave se ajo ka kryer kontrabandë karburanti.
Policia gjobiti motopeshkarexhën “Akuario”, pasi gjatë kontrollit në të është gjetur 1500 litra naftë dhe 200 litra vaj kontrabandë.
Vlera e gjobës kap shifrën e 3,7 milion lekëve, shume më tepër se sa paratë që mund të fitoheshin me shitjen e naftës së kontrabanduar.
Në degën Doganore të Sarandës një sërë motopeshkarexhash iu nënshtruan kontrollit nga sektori i antikontrabandës.
Ulja e çmimit të naftës në vendet fqinje dhe çmimi shumë i lartë në Shqipëri ka inkurajuar kontrabandës qoftë për ulje shpenzimesh e qoftë për fitime shtesë duke e shitur naftën më ulët se çmimi zyrtar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













