Deputeti i PS-së, Ben Blushi i ka dalë në krah Arben Ahmetajt, ministrit të ri të Financave, në një intervistë për “abc news”.
“Ahmetaj është më energjik se Cani dhe shpresoj që në këtë drejtim të ndalë Ramën dhe të adresojë çështjet e majta, për të cilat kemi bërë fushatë”, tha Blushi.
I pyetur nga gazetari nëse e mbronte Ahmetajn, Blushi tha se nuk e mbron, por nuk ka as të drejtë ta paragjykojë.
Ai tha se me Ahmetajn ka punuar ngushtë dhe se ka qenë ndër zërat pro për ndryshimin e kufirit të borxhit publik në 60 % në Kushtetutë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












