Një zjarr ka rënë sonte në rrugën “Ali Demi” në afërsi të market “KMY”, në katin e dytë të një pallati, pasi besohet se një bombulcliroi gaz i cili më pas shpërtheu.
Banesa ishte me qera nga shtetasi A. S.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia e cila ka evakuuar banorët.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Nga zjarri i rënë ka vetëm dëme materiale.
Sipas policisë dyshohet paraprakisht se shkak i rënies së zjarrit ka qeë një bombul gazi në pjesën e kuzhinës.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












