VIDEO/Artan Lame dhe Artan Shkreli: Asnjë fije bari mos të preket nga parku i Liqenit

Shares

Pamjet e transmetuara në këtë video janë filmuar në qershor të vitit 2013. Bëhetë fjalë për fillimin e punimeve rrethuese të Korpusit të Universitetit të Tiranës . Këshilltari aktual i kryeministrit Rama, Artan Shkreli dhe drejtori aktual i ALUIZNI, Artan Lame akuzuan atëherë kryetarin e bashkisë Lulzim Basha se po shkatërron parkun e liqenit edhe pse puniemt ishin ngjitur me bulevardin kryesor dhe bashkia ishte pajisur me lejen e KKT.

Ja cfarë thotë Lame:”Mbeta pa fjalë pas asaj që ka ndodhur nga prerja e pemëve.Të gjitha denoncimet tona kanë rezultuar të vërteta. I bëjmë thirrje shtetit që të mos bjerë pre e dokumenteve false. Pemë u prenë që të bëhen këto ndertime. Zona e parkut dhe të gjitha hapësirat e gjelbra po shkatërrohen. I bj thirrje Bashës të ndalojë shkatërrimet.”

Shkreli nga ana e tij, theksoi: “Bashkia e Tiranës po u merr frymën hapësirave të gjelbra dhe po kryen ndërtime pikërisht në zonën e monumenteve kulturore.”

Sot kur Erion Veliaj ka nisur një biznes në mes të parkut asnjëri prej të dyve nuk thotë një fjalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...