Policia e Durrësit ka shpenzuar një muaj kohë për të ndjekur ose përndjekur një qytetar që ka transportuar dhje shitur naftë pa leje për këtë aktivitet. Bëhet fjalë për një ton naftë ose ndryshimi furnizimi i dhjetë veturave.
Një skuadër policie ka shpenzuar të paktën 50 herë më shumë naftë, telefon, orë pune se sa malli që kanë kapur.
Cisternat e naftës virxhin kanë qindra tonë dhe kontrabandohen ditën për diell.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të goditjes së informalitetit dhe paligjshmërisë, pas një hetimi 1-mujor të specializuar dhe intensiv, kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar”Gomisti”, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
•Rifat Hoxha 51 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi:
Më datë 16.02.2016, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa DR 1039 F tip”Mazda” si edhe në garazhin e tij, i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provave materiale:
• rreth 1056 litra lëndë djegëse, gazoil;
• automjeti me targa DR 1039 F, tip”Mazda” dhe
• një telefon i markës”Nokia “.
Hoxha nuk dispononte faturë blerje- shitje dhe leje për të ushtruar aktivitetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Tregtimi i mallrave që janë kontrabandë”dhe”Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë parashikuar në nenet 178 dhe 179 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












