“Kalimi i fundit”/ Policia “shkrin” doganën e Kukësit, pranga doganierëve

Shares

Policia e Kukësit në bashkëpunim me Prokuorinë e Rrethit vunë në pranga sot 6 doganierë si dhe shpallën në kërkim 4 persona të tjerë.

Doganierët e arrestuar janë:

1-Ndriçim Ademaj, vjeç 46, banues në Kukës, me arsim të lartë, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

2- Binak Halilaj, vjeç 54, banues në Kukës, me arsim të lartë, me detyrë pergjegjes ndërrese pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shperdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

3- Afrim Jonuzi, vjeç 39, banues në Kukës, me arsim të lartë, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

4-Resmi Fejzo, vjeç 62, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, me arsim te lartë, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar per kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

5-Elson Basha, vjeç 37, banues në Kukës, me arsim të lartë, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

6- Kasem Maksuti, vjeç 51, banues në Kukës, me detyrë punonjës pranë SPK Morinë, i dyshuar per kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi:

Duke qenë në detyrë nuk kanë kryer veprimet doganore ndaj mjetit me targa “AA 169 CG”, në pronësi të shtetasit N.F, i cili ishte i ngarkuar me një sasi prej 226 bidona të mbushur me lëng, i dyshuar si ujë për bateri ( gjithsej 5 650 kg), automjet që dyshohet se ka kaluar kontrabandë nëpermjet doganës Morinë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve :

1-D.E, vjeç 29, banues në Kukës, doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

2-N.F, vjeç 28, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës ”, parashikuar nga neni 174 i K.Penal.

3-S.B, vjeç 56, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës ”.

4- G.Sh, vjeç 28, banues Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës ”.

Materialet për veprime të mëtejshme do ti referohen Prokurorisë Pranë gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...