Ekstradohet nga Zvicra trafikanti shqiptar i lëndëve narkotike

Shares

Nga ana e Interpol Tirana është ekstraduar sot nga Zvicra një shtetas shqiptar i akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
I ekstraduari  është Benci Toska, i arrestuar në Zyrih në Zvicrës për llogari të drejtësisë shqiptare.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se Benc Toska, ishte i  shpallur në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e vendimit nr. 529, datë 21. 11. 2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndryshuar me vendimin nr. 10-2015-1209, datë 21. 05. 2015 të Gjykatës së Apelit, Durrës, në bazë të së cilit shtetasi i lartpërmendur është dënuar me 4 vjet e 12 ditë në burg, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...