Një aksident rrugor në Fier ka përfunduar me një të vdekur dhe tre të plagosur.
Burime të policisë lokale, bëjnë të ditur se nga aksidenti ka humbur jetën Hajredin Hoxha, i cili së bashku me bashkëshorten e tij, ishin duket ecur në këmbë në anë të rrugës, momentin e aksidentit nga një mjet tip “Benz”.
Mësohet se në gjendje të rëndë paraqitet dhe Florenca Hoxha, bashkëshortja e viktimës.
Aksidenti me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan- Fier në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.
Klajdi Profka, 19 vjeç, duke drejtuar mjetin autoveture tip “Benz”, me targë FR 4486 D, ka dalë nga rruga, duke u përplasur me kalimtarët Hajredin Hoxha, 66 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen Floresha Hoxha 63 vjeç, banorë të fshatit Drizë. Si pasojë e kësaj përplasjeje, 66 vjeçari ka gjetur vdekjen në spitalin rajonal të Fierit, ndërsa janë duke u trajtuar me ndihmë mjekësore bashkëshortja e tij, drejtuesi i mjetit si dhe shtetasi E. R., 19 vjeç, i cili ndodhej në automjetin e aksidentuar.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje, ndërsa mendohet se shkak ka qenë shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të mjetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











