DEKLARATA/ Protestë për taksat, avokatët nisin sot bojkotin treditor të gjyqeve

Shares

Avokatët në mbarë Shqipërinë kanë filluar sot bojkotin treditor të të gjitha seancave e gjyqeve civile dhe penale. Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Sipas këtij vendimi, avokatët do të bëjnë të pamundur zhvillimin e gjyqeve në ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte.
avokatet, deklaratePërgjatë këtyre tri ditëve, avokatët e gjithë Shqipërisë do të bojkotojnë të gjitha proceset gjyqësore në të gjitha shkallët. Protesta e përshkallëzuar vjen vetëm dy javë, pasi rreth 2500 avokatë në gjithë Shqipërinë bojkotuan proceset gjyqësore për 24 orë në të gjithë vendin, në shenjë proteste për tarifat fikse të pagesave dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore që janë vendosur ndaj tyre për këtë vit.
Sipas të nëjjtit ligj, qeveria ka përcaktuar pagesat mujore, për efekte të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat e regjistruar si të vetëpunësuar, çka prek edhe profesionin e avokatit.
avokatet, deklarate1Këto ndryshimet ligjore, Dhoma Kombëtare e Avokatisë i cilëson si akte që cenojnë rëndë liritë, e të drejtat kushtetuese dhe ligjore në ushtrimin e profesionit të avokatit, duke e cilësuar si diskriminues ndaj profesionit të tyre.
Pas bojkotit treditor, avokatët thonë se protesta do të vazhdojë nëse nuk gjendet zgjidhje. Gjatë protestës, avokatët do të jenë vetëm në seancat e masave të sigurisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...