Protestë në Morinë, bizneset e Kosovës dhe Shqipërisë kundërshtojnë tarifën e parkimit në terminal

Shares

Tarifa e parkimit ne terminal prej 40 euro i ka shqetësuar bizneset e Kosovës dhe të Shqipërisë që kryejnë tregti nga  Morina. Kjo sipas tyre dëmton bizneset dhe marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.
Ky problem ekziston prej vitesh, por në periudha të caktuara kohore dogana e Kosovës është tërhequr nga vendime të tilla nga presioni i bizneseve. Pala e Kosovës duke mos pasur një terminal doganor, këtë funksion e kryen me sipërmarrje private që ndodhet në hyrje të Prizrenit. Importuesit kosovarë të materialeve të ndërtimit kryesisht hekur, tulla e çimento me origjinë Shqipërinë janë bizneset që i nënshtrohen këtij procesi regjistrimi e qëndrimi në terminal, i cili ka çmimin më të lartë në rajon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...