LETRA/ Armando Prenga “ngrin” marrëdhëniet me Kuvendin deri në vendimin e Gjykatës

Shares

Deputeti Armando Prenga është vetëpezulluar nga Kuvendi derisa Gjykata e Lartë të marrë një vendim për fajësinë ose jo ndaj personit të tij.
Armando Prenga është në gjykim për tre akuza mes tyre plagosje e lehtë.
Përmes një letre që mban datën 24 shkurt 2016 drejtuar kryetarit të Kuvendit  Prenga argumenton dhe pse vendosi vetëpezullimin duke bërë me faj PD se e kanë kthyer të tabelë qitjeje.


Letra


armando prenga, letra e pezullimitI nderuar kryetar i Kuvendit
Duke marrë shkas nga deklarimet e përfaqësuesve të PD-së dëshiroj t;ju bëj me dije vendimin tim për tu vetëpezulluar nga aktiviteti i Parlamentit të Shqipërisë deri në marrjen e një vendimi gjyqësor për çështjen në të cilën unë jam i përfshirë.
Edhe pse plotësisht i bindur në pafajësinë time dëshiroj të mbetem larg jetës parlamentare për sa kohë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, që duhej të ishin përpara drejtësisë,më kanë kthyer në tabelë qitjeje se nuk dinë të bëjnë punë tjetër.
Unë nuk dua ti jap kosto të tjera shpirtërore familjes time dhe të afërmve të mi. Ata nuk ma kanë borxh  baltën e Saliut dhe të Lulit, edhe pse janë të bindur në pafajësinë time.
Prandaj do të vazhdoj deri në fund betejën gjyqësore, ndërkohë që PD le të mbajë të dënuarin Xhelal Mziu si hero të partisë në luftën për demokraci.
Sinqerisht Armando Prenga

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...