Kontrabanda me cigaret “Merhaba”, dekonspirohet aksioni që do të “peshkonte” doganierë

Shares

Cigaret kontrabandë “Merhaba” të bllokuara dje

Operacioni i një dite më parë që përfundoi me sekuestrimin e një kamioni me rreth 550 mijë paketa cigare kontrabandë çoi në pranga tre persona por nuk zbuloi rrjetin e bashkëpunëtorëve të tyre në doganat shqiptare.
Në njoftimin zyrtar të policisë së shtetit theksohej se ardhja e  kamionit me ngarkesë kontrabandë është njoftuar nga shërbimet e huaja, por burimet i thanë Ora News se kërkesa e tyre ka qenë për të shoqëruar dhe vëzhguar këtë rast për të zbuluar destinacionin përfundimtar dhe jo të bllokohej në pikën e parë doganore të vendit tonë.
Shërbimet e antikontrabandës pasi bënë ndalimin në Muriqan zbuluan se destinacion ishte Porti i Durrësit dhe më pas Italia.
Burime të Ora News thanë se ngarkesa me cigare ishte nisur nga Sllovakia për të mbërritur në vendin tonë nga Mali i Zi dhe Përgjimet kanë zbuluar se malli do të dërgohej përfundimisht në Maqedoni e jo në Itali.
Kjo ka qenë arsyeja që shërbimet e huaja kanë kërkuar që kamioni të ndiqej deri në destinacion, për të zbuluar lidhjet e transportuesve të mallit me personat që do ti ndihmonin ata në doganën e Durrësit, për të plotësuar dokumentacion fals sikur malli do dërgohej në Itali por në kufirin me Maqedoninë ku do të ndiqej e njëjta skemë.
Kjo për faktin se në 550 mijë paketat ishte falsifikuar emiri i cigares së licencuar nga shteti fqinj “Merhaba” në “Marhaba”. ndalimi në Muriqan i shtetasve Irfan Ameti 46 vjeç, lindur në Maqedoni dhe banues në Tiranë; Gjuljen Sami 52 vjeç, lindur në Turqi dhe banuese në Maqedoni; Ilir Dengu 53 vjeç,  lindur e banues në Tiranë, ka bërë që të mos zbulohen pritësit e mallit dhe bashkëpunëtorët e tyre dhe të dështojë në këtë mënyrë një operacion antikontrabandë i shtrirë në disa shtete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...