Gjykata ka lënë sot në burg efektivët e policisë dhe të INUV të Kamzës, të arrestuar disa ditë më parë.
Seanca gjyqësore e zhvilluar në gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, ka pranuar kërkesën e prokurorit, duke vlerësuar për të gjithë të arrestuarit, masën e sigurisë “arrest në burg”.
Avokatët i kanë kundërshtuar këto masa sigurie, duke deklaruar se klientët e tyre, nuk i kanë kryer veprat për të cilat akuzohen dhe për pasojë akuzat ndaj tyre nuk qëndrojnë.
Dy ditë më parë, u bë i mundur nga ana e policisë vendore të Tiranës, ekzekutimi i Urdhrave të Ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për 6 punonjës si dhe shpalljen në kërkim për 5 punonjës të tjerë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor të bashkisë Kamëz, dhe komunave Paskuqan, Bërxullë, Zall Herr. Po ashtu u bë edhe ndalimi i 2 specialistëve të Policisë së zonës si dhe shpallur në kërkim një oficer i Komisariatit i Policisë nr. 5, Tiranë.
Këta punonjës dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin si dhe punonjës të Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv”, parashikuar nga neni 248-25 dhe 259 të Kodit Penal.
Nga tërësia e veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se këta shtetas me veprimet apo mosveprimet e tyre, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, kanë sjellë si pasojë dëmtimin e interesave të shumë qytetarëve si dhe dëm shtetit, në drejtim të zhvillimit normal të territorit, duke lejuar zhvillimin e ndërtimeve pa leje, ku falë një hetimi të mirëfilltë në bashkëpunim me Prokurorinë e Task Forces të Rrethit Gjyqësor Tiranë janë evidentuar vetëm në Kamëz 39 raste, ndërkohë që vijon hetimi lidhur me komunat e tjera.
Masat e sigurisë
Efektivët e policisë
●
Fatmir Mulaj, me detyrë punonjës Policie (SPZ) –
arrest ne burg.
●
Qemal Sinaj, me detyrë punonjës Policie (SPZ) –
arrest ne burg.
Inspektorët e INUV
●
Afrim Deda, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë K/Inspektor pranë Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në bashkinë Kamëz –
arrest ne burg.
●
Muhamed Korra, 55 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë K/Inspektor pranë Komunës Zall Herr –
arrest ne burg.
●
Gazmir Marku, 44 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë Vorë –
arrest ne burg.
●
Petrit Jani, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ish K/Inspektor pranë Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në komunën Bërxullë –
arrest ne burg.
● Murat Mena, 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë Kamëz –
arrest ne burg.
●
Arjan Hoxhaj, 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë Kamëz –
arrest ne burg.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim
Oficeri i Policisë
● I. H.
Inspektorët e INUV
● A. P.
● K. H.
● A. T.
● L. Sh.
● L. L.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












