Bizneset në zonën A në kryeqytet, paguajnë më shumë taksa për zënien e hapësirës publike, sesa bizneset në disa zona turistike të qyteteve europiane. Aktualisht, për një 1 metër katrorë hapësirë publike të zënë në zonën A në kryeqytet (zona e ish-Bllokut), një biznes duhet të paguajë 1.500 lekë në muaj, raporton “shqiptarja.com”.
Referuar kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, kjo taksë përkthehet në rreth 130 euro në vit.
Krahasuar me disa qytete në Itali, taksa që paguajnë bizneset në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, për zënien e hapësirës publike, rezulton më e lartë se taksa që paguajnë bizneset në disa qytete në shtetin tonë fqinj, Italinë. Aktualisht, në Piazza Duomo të Milanos, që është një simbol i këtij qyteti dhe një zonë që vizitohet nga turistë të shumtë, kjo lloj takse është më e ulët. Konkretisht, zënia e 1 metër katrorë hapësirë publike atje, i kushton 118.91 euro në vit bizneseve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












