Ateizëm në Twitter, dënohet me 10 vjet burg dhe 2 mijë rrahje me kamxhik një 28-vjeçar

Shares

Një gjykatë në Arabinë Saudite e ka dënuar një person me 10 vjet burg dhe 2 mijë rrahje me kamxhik, për shprehjen e ateizmit të tij në qindra postime në rrjetin Twitter.
E përditshmja Al-Watan, në faqen e saj në Internet, ka raportuar sot se pohohej se Zoti nuk ekziston dhe bëhej përqeshje me mësimet e Kuranit. Policia religjioze, që i monitoron rrjetet sociale, ka gjetur se në më se 600 postime në Twitter shprehej kjo tendencë dyshuese.
Në raport theksohet se personi 28 vjeçar ka pranuar se është ateist dhe ka refuzuar të pendohet, duke thënë se ato që i ka shkruar reflektojnë besimin e tij dhe se ai ka të drejtë t’i paraqesë ndjenjat e veta.
Në raport nuk jepet emri i personit të dënuar.
Gjykata, po ashtu, e ka dënuar atë me 20 mijë rijalë (5,300 dollarë amerikanë).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...