Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka mendjen ndër të tjera edhe tek kufiri i Shqipërisë me Greqinë ndërkohë që po bisedon rreth krizës së refugjatëve sirianë që ka mbërthyer Europën.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun ajo ka bërë thirrje që të sigurohet kufiri i Shqipërisë dhe Maqedonisë me Greqinë për të parandaluar kalimin ilegal të refugjatëve.
“Kemi vërtet nevojë që të sigurojmë kufijtë e Shqipërisë dhe Maqedonisë me ata të Greqisë. Duhet gjithashtu që të mundësojmë strehim për të gjithë azilkërkuesit. Zgjidhja e krizës mund të vijë vetëm nëpërmjet bashkëpunimit me Turqinë. Kooperimi mund të rivendosë stabilitet në Greqi”, tha kancelaria gjermane në fjalën e saj.
Merkel bëri thirrje që të ndalet kalimi ilegal i refugjatëve përgjatë vendeve të Ballkanit. Aktualisht ndodhen në Greqi afro 33.000 refugjatë ndërsa mijëra të tjerë janë të bllokuar prej javësh në kufirin e Greqisë me Maqedoninë.
Ndërkohë që për kufijtë e Shqipërisë ka tashmë deklarata të bëra publike edhe nga qeveria italiane, qeveria shqiptare ka mungesë të theksuar transparence.
Prej gati dy javësh ajo është përfshirë në bisedime kronike me Romën, Athinën dhe Brukselin rreth cështjeve të refugjatëve, për publikun shqiptar ka vetëm një deklaratë të kryeministrit se refugjatët nuk do ti presim me gëzim por as derën nuk do ua mbyllim.
Natyrisht që kjo nuk është deklarata që Rama ua ka thënë edhe zyrtarëve europianë në Bruksel, Romë apo Athinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












