PD në krah të Turqisë: Mbështesim luftën ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit

Shares

Partia Demokratike ka shprehur ngushëllimet për familjet që humbën jetën gjatë sulmit terrorist në Ankara të Turqisë.
Në një deklaratë për mediat PD dënon aktin e rëndë terrorist, ndërsa shprehet e vendosur për mbështetjen e luftës ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit.
“Partia Demokratike është e tronditur nga sulmi i përgjakshëm terrorist mbrëmë në qendër të Ankarasë, ku humbën jetën mbi 30 qytetarë. Partia Demokratike shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe uron shërim të shpejtë të të plagosurve. Ne gjendemi në krah të popullit turk në këtë ditë të vështirë dhe më krah të autoriteteve turke. Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt të rëndë dhe shprehet e vendosur në mbështetjen e luftës ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit të çdo lloji”, thuhet në deklaratën e PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...