Rama kërkon edhe lumturimin e 40 martirëve shqiptarë

Shares

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Papa Franceskut për shenjtërimin e Nënë Terezës duke kërkuar ndërkohë që ky moment t’i hapë rrugën edhe lumturimit të 40 martirëve të kishës katolike në Shqipëri.

“Pas lumturimit, 13 vjet më parë, Nënë Tereza ngjiti sot qiellin e lavdisë së altareve të mbarë Kishës së përbotshme, falë vullnetit të Papa Françeskut. Ajo i’u bashku kështu edhe shenjtëve që Shqipëria i ka përfalur njerëzimit dhe besimit tash sa mot. Forcë e shembullit të njehsimit me dashurinë për tjetrin, Nënë Tereza është e parëlindura shenjtore shqiptare e shekullit të ri dhe me siguri, një uratë për lumturimin e 40 martirëve shqiptarë. Të cilët u përdëllyen në mbrojtjen e besimit dhe të ndërgjegjes përgjatë kalvarit të ferrit komunist, në shekullin që lamë pas!”, shkruan Rama.

Sot , vetëm pak metra larg ish muzeut të diktatorit Hoxha është ngritur busti i Papa Franceskut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...