Polica ka zbardhur dinamikën aksidentit të ndodhur sot në Gosë të Kavajës. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur gjatë mesnatës dhe se viktimat kanë vdekur pasi janë mbytur duke mos dalë dot nga makina e përmbysur në kanalin me ujë.
Dinamika e aksidentit, sipas policisë
Referuar te dhenave te para dhe provave paraprake te administruara nga sherbimet e policise ne vendngjarje rezulton kjo dinamike e ndodhjes se aksidentit te dates 25. 03. 2016 ku humben jeten tre shtetas ne autuveturen e markes Ëolksëagen Golf me targe AA 958 HY: Aksidenti ka ndodhur naten ne kushtet e erresires, rreth ores 24-01; drejtimi i levizjes se autovetures se mesiperme fillimisht ka qene sipas drejtimit Lushnje- Kavaje ne afersi te degezimit – Gose.
Shtetasit udhetonin nga Fieri ne drejtim te Aeroporti te Rinasit rreth ores 1 te mengjesit.

Referuar kushteve te erresires, mungeses se parmakeve mbrojtes te ures mbi kanalin ne krahun e majte te rruges, mjeti ka dale nga rruga, pas ferkimit ne pjesen e poshtme te saj ku jane “te fresketa” demtimet e evidentuara.

Nga renia me pjesen e pasme eshte thyer xhami i pasem i autovetures e cila ka rene ne pozicionin “permbysur” me rrotat “lart”.
Si rezultat i ujit dhe xhamave te mbyllur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeret nuk kane mundur te dalin nga autovetura, duke gjetur vdekjen.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












