Mesuesja e shkolles “Selim Alliu” ne Peshkopi u ndalua nga policia, pas publikimit te nje video ku ajo shfaqet me litar duke rrahur nje nnxenes. Ngjarja mendohet te kete ndodhur ne tetor te vitit te kaluar, por video eshte hedhur tani ne rrjetet sociale. Sipas policise, Emanuela Datja 27 vjece ka dashur te trembe femijet, te cilet me heret ishin duke u rrahur me njeri tjetrin. Ne pamjet e postuara ajo ka nxjerrë para dërrasës së zezë disa nxënës dhe u qëllon atyre me një litar tek këmbët. Në fund të videos, mësuesja merr litarin dhe ia vendos në fyt një nxënësi dhe në këtë moment filmimet mbarojne.abcnews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/