FOTO GALERI/ Arrestohet mësuesi i gjimnazit dhe dy bashkëpunëtorë, “tregtonin” marijuanë të paketuar si cigare

Shares

Image GalleryTre persona janë arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Arbeit” në Lezhë. Midis të arrestuarve është edhe një mësues i një shkolle të mesme.
Sipas burimeve të policisë vendore, mësohet se këta persona në mënyre të kamufluar në formën e cigareve prodhonin dhe shpërndanin në doza lëndë narkotike të llojit marijuanë.
Nga ana e policisë janë sekuestruar 340 cigare brenda të cilës ishte kamufluar droga, 555 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva, 56 (kubik) të dyshuara si bimë narkotike të kultivuara në gota plastike, 1 automjet “Mitsubish”, 4 celularë dhe 1 armë gjahu me leje.

Njoftimi i plotë i drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës

Më datë 30. 03. 2016, pas një pune hetimore 4 mujore, nga Sektori Për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë u finalizua me sukses Operacioni i koduar “Arbeit” Në kuadër të cilit u identifikuan dhe zbuluan pas një pune të mirëfilltë policore i disa shtetasve të cilët në mënyrë të kamufluar në formën e cigareve prodhonin dhe shpërndanin në doza lëndë narkotike të llojit marijuanë.
U arrestuan në flagrancë për veprën penale të “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2, Kodit Penal, shtetasit:
Sabri Zyba, 24 vjeç, banues në Lezhë
Fatmir Ndreca, 46 vjeç, banues në Lezhë me funksion mësues në shkollën e mesme në Shënkoll ku dyshohet se shpërndante lëndën narkotike
Petrit Gjoka, 41 vjeç, banues në Lezhë.
Këtyre tre shtetasve iu sekuestruan në momentin e arrestimit në flagrancë në cilësinë e provës materiale: 340 cigare brenda të cilës ishte kamufluar lënda narkotike marijuanë 555 doza të dyshuara si lëndë narkotike cannabis sattiva, të ambalazhuara ne qese plastike (farmaceutike) 1 automjet “Mitsubishi” me targa AA 092 GE, 4 celularë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Fatmir Ndreca u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 56 (kubik) të dyshuara si bimë narkotike të kultivuara në gota plastike 1 armë gjahu me leje.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...