Menaxhere e suksesshme në punë, por e pafat në dashuri…, vret veten...

Menaxhere e suksesshme në punë, por e pafat në dashuri…, vret veten se kishte ngelur beqare

72
0
Shares

Danielle Saul, nga Manchesteri, nuk mundi dot të pranonte idenë se të gjitha mikeshat e saj po martoheshin dhe po bënin fëmijë, ndërsa ajo nuk kishte mundur ende të gjente një të dashur. Megjithëse menaxhere me një histori suksesi të padiskutuar, 31-vjeçarja ishte ende beqare.
Kështu që vendosi t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike. Danielle është konsideruar, siç raporton ‘Daily Mail’, një femër me humor dhe e shoqërueshme, por kohët e fundit duket se kishte rënë në depresion.
Situata u përkeqësua kur e refuzoi edhe ish-partneri i saj. Kjo e bëri që të humbiste edhe më shumë besimin në vetvete.
Pas tri ditësh nga momenti që ishte ballafaquar me ish-të dashurin, vajza u gjet e vdekur në banesën e saj.
Nga analizat që iu bënë, u gjet se ajo kishte konsumuar sasi të mëdha ilaçesh që i kishin shkaktuar edhe vdekjen nga mbidoza.
Një nga arsyet e rënies në depresion thuhet se ka qenë edhe stresi i madh në punë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY