“Spastrimi” prangos një vrasës dhe një mospagues taksash

Shares

Dy persona të shpallur në kërkim, për veprat penale, “Vjedhje me pasojë vdekjen”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe  “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, janë ndaluar nga policia e Tiranës.
Sipas burimeve zyrtare të policisë vendore, mësohet se sot, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 4 në Tiranë, u finalizua operacioni “Spastrimi”, ku është bërë e mundur kapja e dy personave në kërkim.

Të ndaluarit

1.   Mark Gjoka, 39 vjeç,  banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria Durrës  ka dërguar urdhrin e datës 29 mars 2016 për ekzekutimin e vendimit të datës 01. 07. 2013 të Gjykatës Durrës ndryshuar me vendimin e datës 17 mars 2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 23 vjet burg për Veprën Penale “Vjedhje me pasojë vdekjen” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” parashikuar nga Nenet 141 dhe 278/2 të Kodit Penal

2.   Kristo Biba,51 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim,  pasi Prokuroria Durrës  ka dërguar urdhrin e datës 29. 03. 2016 për ekzekutimin e vendimit penal datë 15. 01. 2014, e cila e ka dënuar me 1 vit burg për Veprën Penale “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga Neni 181 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...