Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast të fitimit të një tenderi tjetër, nga djali i Valentina Leskajt. Denoncimin e tij Berisha e mbështet te denoncimi i “qytetarit dixhital”.
Postimi i plotë i Sai Berishës në “Facebook”
Vazhdon gara e shfrenuar e vjedhjeve nga familjet e pushtetit!
“Madame Lokomotiva” nuk ka te ndalur.

“Pershendetje z Berisha.Desha t’ju njoftoj se në buletinin e app dt 29. 02. 2016 është publikuar kontrata e lidhur rishtaz ndërmjet fondit shqiptar të zhvillimit dhe bashkimit të operatorëve ku pjesëmarrës është dhe ABkons (Besnik Leskaj djali i Valentinës). Vlera e kontratës 2.511.540 lek. Po ju nis foto bashkëlidhur njoftimin zyrtar të publikuar në faqen e agjencisë së prokurimit publik
Edhe lloji i procedurës negocim pa shpallje i përdoruar në rastin konkret është totalisht në kundërshtim me ligjin për prokurim publik sepse pengon konkurrencën e lirë, transparencën e zhvillimit të procedurës
Nëse ju duhet më shumë informacion më kontaktoni. Ju përshëndes”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












