VENDIMI, 2014/Qeveria Rama kompensoi Shullazin për ditët e burgut

Shares

Qeveria Rama ka kompensuar Emiljano Shullazin për burg të padrejtë në shumën 4 milionë lekë në fillim të vitit 2015.

Ka një vendim i Gjykatës Administrative i datës 15 dhjetor 2014 ku Shullazi përmes në padie ka kërkuar nga Ministria e Financave dhe Thesari i Shtetit që t’i paguajnë atij detyrimin për burgim të padrejtë, vendim i publikuar sot nga Rilindja Demokratike. Padia lidhet me arrestimin e Shullazit në nëntorin e vitit 2011 për veprën penale të prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit dhe “Moskallëzim të krimit”. Pas një serie vendimesh, ka ardhur edhe padia e fundit e Shullazit ku kërkon dëmshpërblim për ditët e qëndrimit në burg.

Konstatohet shkelja e ligjit nga Ministria e Financave në padinë ngritur nga Shullazi. Ministria e Financave do të duhej që të ankimonte menjëherë vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës Administrative. Ky është një detyrim ligjor që e ka pasur si Ministria e Financave po ashtu edhe Thesari i Shtetit. Pasi kurrë nuk ka ndodhur që shteti të heqë dorë nga të drejtat e veta që pas gjykimit në shkallën më të ulët.

Por ka ndodhur në dhjetorin e vitit 2014 me paditës Shullazin dhe të paditurin Ministrinë e Financave, pasi në këtë mes është Rama dhe Tahiri, të cilët i kanë kërkuar ministrit që të mos apelojë vendimin e gjykatës, por të zgjidhë qesen e parave të taksapaguesve dhe të paguajë, Shullazin.

Vendimi:

“Pranimin e pjesshëm të padisë së paditësit Emiljano Shullazi.

Detyrimin e palës së paditur Ministria e Financave dhe Dega e Thesarit Tiranë t’i paguajnë paditësit Emiljano Shullazi, kompensimin për burgim të padrejtë në vlerën 404.800 (katërqind e katër mijë e tetëqind) lekë për 184 ditë paraburgim në vlerën 2.200 lekë për një ditë.

Rrëzimin e padisë për diferencën që i përket kompensimit në vlerën maksimale për periudhën e paraburgimit prej 184 ditësh, prej 800 lekë të tjera për një ditë.

Ekzekutimi i këtij vendimi duhet të bëhet nga subjekti i paditur jo më vonë sesa një muaj nga marrja e vendimit formë të prerë dhe paraqitja e kërkesës për ekzekutim nga kreditori, në një këst të vetëm për pagimin e të gjithë shumës, ndërsa ekzekutimi i detyrueshëm do të bëhet nga përmbaruesi gjyqësor.

Shpenzimet gjyqësore dhe ato në fazë e ekzekutimit të vendimit u ngarkohen palëve në raport me pjesën e pranuar të padisë.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes. Për personin e tretë në mungesë, ky afat fillon nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

U shpall në Tiranë, sot më datë 15.12.2014

Sekretare

Geralda Bakiasi

Gjyqtare

Elda Vrioni”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...