MESAZHE TË FORTA/ Ambasadorët Vlahutin dhe Lu “drejtojnë” mbledhjen e Komisionit të Reformës së Drejtësisë

Shares

Është mbledhur sot komisioni Parlamentar i Reformës në Drejtësi.
Në mbledhjen e sotme kanë qenë prezent edhe ambasadorët e BE, Romana Vlahutin dhe ambasadori amerikan, Donald Lu.
Dy ambasadorët kanë bërë nga në deklaratë të fortë, ku fokusi ishte, apelimi për miratimin sa më shpejt të reformës.
“Miratimi i reformës është përgjegjësia juaj personale, dhe mundësia për hapjen e negociatave për integrimin në BE”, u shpreh ambasadorja e BE.
“E keni për detyrë dhe do të jetë turpi juaj në se nuk e miratoni këtë reformë”, u shpreh ambasadori amerikan.
Pas mesazheve të dy ambasadorëve, mbledhja vazhdoi punimet me dyer të mbyllura.

Romana Vlahutin,ambasadorja e BE: Keni përgjegjësi personale dhe politike

“Jemi në një pikën kur procesi duhet ët hyjë në fazën përfundimtare dhe për ta miratuar sa më shpejt këtë reformë në Parlament.
Ka pasur mungesa, keqkuptime dhe mungesë besimi, por i kemi lënë pas. Tashmë e rëndësishme është e ardhmja e Shqipërisë.
Së pari reforma do të sjellë standard europian të drejtësisë për qytetarët shqiptare
Së dyti, do të mundësojë një sistem të pastër.
Së treti, kjo reformë do të mundësojë një sistem që të jetë i gatshëm të ndëshkojë të gjithë ata që do të abuzojnë me paratë publike.
Miratimi i reformës do të sjellë hapjen e negociatave, për integrimin në BE.
Keni përgjegjësi personale dhe politike”, u shpreh midis të tjerave ambasadorja Vlahutin.

Donald Lu, ambasadori amerikan: E keni për detyrë, turpi juaj po nuk e miratuat

Kam një mesazh shuam të thjeshtë. Në se kjo reformë nuk miratohet, ju anëtarët e këtij komisioni turpëroni veten përpara atyre që ju kanë zgjedhur. Turpëroni veten edhe para BE dhe SHBA. Por ne nuk do të lejomë dhe do t’ju ndihmojmë.
Studioni dokumentin, ngrini pyetje dhe diskutoni për atë që mund ti shërbejë më mirë popullit shqiptar.
Nuk kam parë kurrë mbështetje të tillë nga aleatët tuaj më të afërt (Merkel, Mogherini, Hahn, Kerry, Obama).
Ndërkohë rreth 91 për qind e kërkojnë dhe e mbështesin këtë reformë.
E para do të dështoni në se kërkoni ta bllokoni këtë reformë.
E dyta do të përballeni me zemërimin e popullit shqiptar, në se do të kërkoni të merrni në mbrojtje gjyqtarët korruptuar, duke bllokuar këtë reformë.
Duhet ta miratoni këtë reformë deri në qershor.
Filloni të miratoni këtë reformë, e keni për detyrë”, u shpreh midis të tjerave, ambasadori Lu.


amb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...