Foto Ilustruese
Mbërrijnë refugjatët e parë sirianë në Shqipëri.
Është policia e Korçës e cila njofton se ditën e sotme patrullat e shërbimit kanë arritur të kapin disa shtetas sirianë në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.
“Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Korçë ju informon se, më datë 04. 05. 2016, në orën 13.00 në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, nga patrulla e shërbimit pranë fshatit Vërnik, rrethi Devoll, në drejtim të piramidave I – 24 dhe I – 25,u kapen 16 shtetas Sirianë. Nga këta 4 meshkuj, 3 femra, dhe 9 fëmijë midis tyre dhe një foshnjë 2-muajshe. Gjate intervistimit paraprak të tyre rezultoi se shtetasit e mësipërm,duan të vazhdojnë udhëtimin e tyre për në Serbi dhe më pas për në Gjermani. U njoftua Sektori i Migracionit për veprime të mëtejshme”, njofton zyrtarisht drejtoria Vendore e Policisë së Korçës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












