Panik në financat shqiptare, Banka e Shqipërisë ul dy herë brenda një muaji normën e interesit

Shares

Banka e Shqipërisë ndërmori sot hapin më radikal në politikat e saj duke ulur në minimumin historik normën e interesit në 1. 5 %.

“ Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje, nga niveli 1.50% në nivelin 1.25%.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme Këshilli Mbikëqyrës vendosi që norma e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë të jetë në nivelin 0.25%, dhe norma e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë të jetë në nivelin 2.25%”, thuhet në njoftimin e Bankës Qendrore.

Ky është ndryshimi i dytë në harkun kohor të 30 ditëve të normës së interesit cfarë shpreh panik në financat shqiptare dhe trendin e ekonomisë së vendit.

Guvernatori ka lajmëruar ulje të tjera që mund të cojnë drejt zeros normën e interesit. “ Duke gjykuar mbi informacionin e disponuar, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se stimuli monetar mund të rritet më tej gjatë vitit 2016, ndërkohë që cikli rritës i normave të interesit nuk do të fillojë para vitit 2017”, tha Guvernatori Sejko.

Ulja e mëtejshme e normës së interesit është bërë për të ndaluar rënien e mëtejshme të inflacionit. Përgjatë muajit shkurt dhe mars inflacioni përkatësisht prej 0.2% dhe 0.3% paralajmëroi deflacion të ekonomisë shqiptare.

Sa i takon klimës së biznesit në ekonominë shqiptare, guvernatori ka theksuar se, ajo vazhdon të mbetet e luhatshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...