Sasia rekord prej 12 ton kanabis në ish-depot e ushtrisë në fshatin Pagri të Përmetit i përket një grupi të strukturuar kriminal.
Është ky përfundimi i hetuesve të cilët kanë vendosur që kjo dosje të tranfserohet pranë Krimeve të Rënda ku prej më shumë se 1 jave janë duke u administruar dëshmitë e banorëve të fshatit dhe personave të arrestuar.
Nga hetimet ka rezultuar se kjo sasi e kanabisit është magazinuar në këtë zonë prej muajit Janar deri më 9 Prill 2017 kur u zbulua nga policia.
Këto fakte hetuesit e krimeve të rënda kanë mundur t’i sigurojnë nga dëshmia e bashkëshortes së Eqerem Aliut një prej të arrestuarve në operacionin “Pagri”.
Sipas znj.Aliu deri në Janar 2017 këto magazina familja e saj i përdorte për të magazinuar ushqimet e bagëtive, ndërsa magazina ngjitur me të tyren, ku dhe u gjet droga, i përket familjes së Koço Zaimajt ka sqaruar, ajo për hetuesit.
Zaimaj i cili është dhe kryeplak i fshatit Pagri prej 1 javë është shpallur në kërkim dhe hetuesit dyshojnë se nëpërmjet kufirit të gjelbër në rrugë ilegale aim und të ketë ikur në greqi për tu fshehur.
Nga Janar aty kishte shumë persona q ëpunonin dhe disa të tjerë që qëndronin tek dyert si roje të armatosur përgjatë 24 orëve, dhe nga ajo kohë ushqimin e bagëtive e mbanim në oborrtet e shtëpisë ka shtuar z.Aliu për hetuesit e krimeve të rënda.
Më 8 Prill 2017 në Pagri u zbulua sasia rekord e drogës ndërsa në pranga ranë Eqerem Aliu, Rustem Mucelli dhe u shpall në kërkim kryeplaku Koco Zaimaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












