DETAJE/ Ja pse DEA injoroi bashkpëpunimin shqiptar nga hetimet për Klement Balilin

DETAJE/ Ja pse DEA injoroi bashkpëpunimin shqiptar nga hetimet për Klement Balilin

62
0
Shares

Në mars të këtij viti, autoritetet greke informuan policinë dhe prokurorinë shqiptare se një shtetas me emrin “Keli” ishte kreu i një organizate narkotrafiku, me shtrirje në disa vende të Europës. Por pas përfundimit të operacionit në Greqi, për palën shqiptare nuk erdhi asnjë provë ndaj të dyshuarve.
CNN grek thotë se Klement Balili ka lidhje të forta politike.

Lidhjet politike
Lidhjet e forta politike të Klement Balilit, të theksuara nga CNN grek, mund të jetë një nga arsyet përse DEA dhe prokuroria greke përjashtuan nga hetimet dhe finalizimi i operacionit palën shqiptare.
Kur ka kaluar një javë nga operacioni me 15 të arrestuar në Greqi dhe dy shqiptarë të prangosur në Belgjikë si pjesë e të njëjtin rrjet, në Shqipëri nuk ka asnjë të dhënë rreth të dyshuarve si krerë të grupit të narkotrafikut.
Edhe pse fillimisht pala shqiptare kishte bashkëpunim me atë greke në hetimin e këtij grupi, në përfundim gjithçka ndryshoi. Tashmë nuk ka më asnjë dyshim se prokuroria dhe policia shqiptare janë përjashtuar nga hetimi i këtij rrjeti, pasi nuk e kanë justifikuar besimin e DEA-s dhe prokurorisë greke. Faktet e deritanishme e konfirmojnë këtë gjë, duke hedhur dyshime të forta për rolin e vërtetë të institucioneve të hetimit shqiptar.

Procedimi penal
Sipas të dhënave të siguruara nga “Mapo” rezulton se në mars të këtij viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar procedimin nr. 44 për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim. Informacioni për këtë procedim prokurorisë i është përcjellë nga policia, e cila kishte marrë të dhëna nga autoritetet greke.
Këto të fundit, po në të njëjtin muaj i kishin përcjellë njësisë kundër krimit të organizuar në Policinë e Shtetit të dhëna rreth një shtetasi shqiptar, që dyshohej si drejtues i një rrjeti narkotrafiku, me shtrirje në disa vende të Europës. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar me emrin “Keli”, i cili jetonte në Jug të Shqipërisë dhe përdorte një numër grek.

Policia nuk e përgjon
Menjëherë policia është vënë në lëvizje dhe me autorizimin e prokurorisë ka nisur punën për identifikimin e shtetasit Keli, i cili sipas dokumenteve të prokurorisë greke rezulton të jetë Klement Balili, deri para pak ditësh drejtor i Transporteve në qytetin e Sarandës.
Policia ka hasur vështirësi në përgjimin e numrit grek që përdorte Balili por ka vënë në përgjim numrin e tij shqiptar, si dhe ka mbajtur në vëzhgim të dyshuarin.
Të dhënat rreth identitetit të tij i janë përcjellë prokurorisë greke, e cila në bashkëpunim me zyrën e DEA-s në Athinë kishte mundur të identifikonte pjesën tjetër të grupit.
Janë të paktën 17 persona, grekë dhe shqiptarë, të cilët u arrestuan në tentativë për të trafikuar 700 kilogramë kanabis, nëpërmjet Greqisë, drejt vendeve të tjera të BE.

Tërheqja e partnerëve nga bashkëpunimi
Gjithçka ka ndryshuar pas një takimi që një oficer i lartë grek ka zhvilluar me homologët e tij shqiptar.
Sipas një raportimi të CNN grek, takimi është mbajtur në Shqipëri dhe polici shqiptar mësohet t’i ketë thënë homologut grek se, “Atë në Shqipëri nuk mund ta prekim, pasi ka lidhje dhe kontakte me politikanë të nivelit të lartë”.
Kaq ka mjaftuar që autoritetet greke të tërhiqen nga bashkëpunimi me palën shqiptare, pasi që prej fundit të muajit mars mes tyre nuk ka pasur asnjë shkëmbim informacioni për këtë çështje.
Drejtuesit më të lartë të policisë thanë se janë në kulmin e hetimeve të këtij grupi, deklarata këto të bëra pasi autoritetet greke kishin arrestuar 17 të dyshuar si pjesë e rrjetit.

Grekët shpërfillin homologët shqiptarë
Dy ditë pas operacionit të Greqisë, policia dhe prokuroria shqiptare, në panik nga mungesa e bashkëpunimit me Greqinë, kanë nisur secila lëvizjet e veta.
Prokuroria ka dërguar një notë verbale nëpërmjet Ministrisë së Jashtme, duke kërkuar nga autoritetet greke provat për grupin e narkotrafikut, që dyshohet se drejtohej nga Balili.
Ndërsa policia ka dërguar dy oficerë madhorë të antidrogës për të marrë dosjen dorazi, pasi situata ishte emergjente.
Por kur ka kaluar rreth një javë nga lëvizjet e prokurorisë dhe policisë shqiptare, pala greke nuk ka vënë ende në dispozicion të homologëve të tyre asnjë informacion për të dyshuarin apo pjesëtarët e rrjetit.
E sikur të mos mjaftonte kjo, “në kulmin e hetimit”, policisë i ikën i dyshuari Klement Balili, i cili mbahej në vëzhgim.
Tashmë nuk dihet vendndodhja e tij, ndërsa prokuroria është në pritje të përgjigjes për provat e palës greke. Po ashtu, nuk dihet as fati i dy oficerëve shqiptarë të antidrogës, nëse kanë mundur të marrin dorazi dosjen e grupit të narkotrafikut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY