DETAJE/ Prokuroria gjurmon lëvizjet e kamionit të 8 tonë drogë

Shares

Prokuroria hedh dyshime se 8 ton drogë të sekuestruar në Ankona, mund të jenë ngarkuar në Shqipëri. Për këtë fakt,ata i kërkojnë homologëve italianë, tahografin e kaminot për të parë lëvizjet dhe qëndrimet e kamionit në Shqipëri. Skaneri në Qafë Thanë ka konstatuar se në hyrje të Shqipërisë, kamioni ishte bosh.
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga homologët Italianë, të zbardhin me anë të tahografit të kamionit, qëndrimin dhe itinerarin e lëvizjes së tij nga Maqedonia në Shqipëri dhe më pas në brigjet e Ankonës në Itali, ku u bllokua me 8 ton hashash.
ABC Neës ka mësuar se prokuroria, i ka kërkuar autoriteteve italiane ti vënë në dispozicion tahografin e kamionit që drejtohej nga shtetasi maqedonas Zoran Stanojoski tashmë i arrestua në një parking në Ankona.
Sipas akuzës, me anë të tahografit të kamionit, zbardhet itinerari i ndjekur dhe ndalesat që kamioni ka pasur brenda territorit të Shqipërisë. Kjo për shkak se kamioni ka bërë 6 orë e 30 minuta rrugë nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës deri në portin e Durrësit. Në dosjen që ABC Neës ka siguruar thuhet se nga kamerat e sigurisë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, kamioni ka hyrë në ora 17:14 minuta të datës 4 shkurt 2017. Nga parkingu, pasi ka mbaruar të gjitha procedurat e verifikimit, skanimit dhe plumbosjes, ka dalë në ora 9:00 të mëngjesit të datës 5 shkurt. Por në ora 15:30 minuta të datës 5 shkurt, fiks pas 6 orë e gjysëm, kamioni ka kaluar në portin e Durrësit për tu ankoruar në targetin me linjës Durrës-Ankona. Sipas akuzës, 146 km rrugë, kamioni me 8 ton hashash e ka përshkruar për 6 orë e 30 minuta, që në një ditë të zakonshme, ky itnierari bëhet për 3 orë. Për këtë fakt, janë hedhur dyshime nga prokuroria, se kamioni mund të jetë ngarkuar me drogë brenda territorit shqiptar dhe më pas të jetë plumbosur përsëri rimorkio e kamionit.
Ky dyshim është përforcuar edhe pas sekuestrimit të pamjeve filmike të skanerit që ndodhet në Qafë Thanë, të mbajtur nga kompania private, ku ndër të tjera thuhet se kamioni ishte bosh në hyrje nga Maqedonia në Shqipëri. Ky fakt, i mbajtur nga punonjësit e skanerit, ka shtyrë avokatët e të arrestuarve të kontestojnë hetimet e prokurorisë. Sipas tyre, nëse kamioni ka hyrë bosh në Shqipëri, pse janë arrestuar punonjësit e policisë dhe doganës së Qafë Thanës për këtë fakt, pyetje për të cilën pritet të marrin përgjigje gjatë mesditës së mërkurë, kur klientët e tyre do të dalin para Gjykatës për vleftësimin e masave të sigurisë.
Për kalimin e kamionit me 8 ton hashash drejt Italisë me urdhër të prokurorisë janë arrestuar në Shqipëri 22 persona, mes tyre punonjës policie, doganier dhe agjentë doganore të kompanive private.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...