Ka disa dite qe ne takime me qytetaret, Monika Kryemadhi, deputete e LSI, e ve theksin te ndikimi qe ka ne ekonomi dhe vendet e punës, konflikti politik ne vend. Ajo ka nxjerre sot disa foto te disa bizneseve qe thonë se mbyllen, shiten apo jepen me qira.
“Po tani?! Këtë merreni SERIOZISHT!”, shkruan ajo, teksa një dite me pare nga Elbasani, Kryemadhi u shpreh:
“Çdo ditë e kudo që shkoj, kudo takoj njerëz, shikoj lodhje nga kjo situatë në të cilën ndodhemi të gjithë.
Njerëzit kanë nevojë për stabilitet politik, për qëndrueshmëri e siguri, kanë nevojë për vende të reja pune, për vende pune me standarde e të mirëpaguara dhe jo të ndihen në çdo moment të rrezikuar se do e humbasin edhe atë punë që kanë.
Nëse konflikti politik do të vazhdojë ne nuk do t’i hapim ato 300 mijë vende pune, por, përkundrazi, do humbasim 300 mijë të tjera!”.
Reagimi i Monika Kryemadhit sot edhe me foto erdhi pas “konsideratës” së mbrëmshme të Edi Ramës, ndaj saj.
Nga emisioni “Dritare” i Rudina Xhungës në TV “Vizion Plus” Rama u shpreh mbrëmë se,
“Monika ka filluar fushatën. Mos e merrni shumë seriozisht ato që thotë ajo, tani, për këtë problem (mbylljen e vendeve të punës)”.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/















