Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet për arratisjen e një të riu nga komisariati i Shkodrës.
Nga sa mësohet 24-vjeçari Kel Doçi u arrestua nga forcat e rendit dhe ishte vendosur ne dhomat e izolimit.
Pas disa orësh oficeri i krimeve kërkoi ta merrte ne pyetje. Në ato momente pjesa më e madhe e forcave të rendit ishin në aksion për arrestimin e dy personave tjerë të dyshuar si autor të ngjarjes së ndodhur ku pati edhe të shtëna me armë.
Por shumë punonjës të tjerë ishin në stadium për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes Vllaznia- Partizani, dhe brenda ambienteve të komisariatit ishin shume pak policë.
24-vjecari u dërgua në katin e tretë për t’u marrë ne pyetje dhe ishte pa pranga në duar.
Oficerit i është dashur të marrë dikë tjetër në pyetje për një ngjarje më urgjente dhe urdheroi ridërgimin e Doçajt në dhomën e izolimit. Gjatë kthimit, 24-vjeçari është përplasur fizikisht me policin dhe ka mundur të ikë me vrap dhe pse i duheshin 300 metra për të dalë nga rrethimi.
Menjëherë nga stadiumi kanë mbërritur forcat e rendit të cilat kanë bërë rrethimin e zonës por ka qenë e pa mundur gjetja e tij.
Dhe pse janë bërë kontrolle të shumta Mikel Doçi, nuk është kapur.
Aktualisht janë marrë masat e pezullimit ndaj dy efektivëve të policisë dhe masa disiplinore të rënda ndaj inspektorit të krimeve dhe 3 policëve tjerë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












