De Biasi, ja formula me të cilën do të mundë Zvicrën

Shares

Miliona shqiptarë do të ndjekin sot në mesditë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Zvicrës në Europianin 2016 që luhet në qytetin Lens të Francës.

Ndeshja fillon në orën 15.00 dhe konsiderohet si një moment kyc i avancimit të skuadrës shqiptare në finale.

Traineri De Biazi ka kompozuar ndërkohë edhe formacionin sipas skemës 4-3-2-1.

Në portë do të vendoset Etrit Berisha ndërsa në mbrojtje Elseid Hysaj në të djathtë , kapiteni Cana e Mavraj në qendër kurse Agolli nga e majta.

Në mesfushë do të jenë Abrashi, Kukeli dhe Taulant Xhaka.

Ndërsa anësorë do të jenë Roshi nga e djathta dhe Lenjani nga e majta. Sulmi i avancuar do të jetë tërësisht në duart e Armando Sadikut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...