Deputeti i PD Luciano Boci njëhkohsisht edhe anëtar i Komisionit të Medias dhe Edukimit ka bërë sot publik procesverbalin e pyetjeve dhe përgjigjeve me ish-drejtorin e RTSH Martin Leka lidhur me blerjen e mundshme të ndeshjeve të finales së Europianit 2016.
Sipas Bocit por edhe procesverbalit theksohet se është negociuar transmetimi i finaleve dhe është arritur marrëveshje që TVSH ti transmetojë ato.
Seanca dëgjimore me ish drejtorin Martin Leka është kryer me 25 nëntor 2015.
Boci kërkon nisjen e hetimit nga prokuroria pasi bëhet fjalë për 1.5 milion euro (850 mijë Euro blerja + 700 mijë euro, nga të ardhurat e reklamave), para të publikut , të cilat sipas tij janë groposur nga Gëllci.
Procesverbali i mbledhjes zbardh qartë blerjen me negociata nga ana e TVSH, arsyet e mossuksesit të parë, shumën e shpenzuar dhe atë që do të vinte si e ardhur nga reklamat.
Është e shkruar “e zezë mbi të bardhë” që ndeshjet do të transmetoheshin nga TVSH, konsideron deputeti Lucioan Boci.
Faksimile te procesverbalit:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
















