Një ngjarje sa tragjike aq edhe komike ka ndodhur mbrëmjen e sotme te vendi i quajtur “Ura e Elbasanit” (kryqëzimi i Lanës me rrugën e Elbasanit).
“Prej më se 30 minuta e shtrirë në tokë, një vajzë gati po jepte shpirt. E më se 30 minuta nuk erdhi autoambulanca, edhe pse e kishte lajmëruar dikush, madje edhe unë 112-ën…”, rrëfen kolegu ynë Granit Sokolaj.

“Dy policë të një patrulle nuk dinin as t’jua shpjegonin vendin se ku ndodhej vajza, kolegëve të tyre, por edhe urgjencës mjekësore. E megjithatë njëri prej tyre nuk hezitoi kur ndërsa komunikonte me sallën operative të “konstatonte se, ‘Ore është njëra e shtrirë, më duket si e pirë, edhe si e droguar… Po thonë dhe që ka bërë edhe operacion në zemër’, renditi tre diagnoza njëra pas tjetrës polici edhe pse vajza që i kishte rënë të fikët ishte e vetme e s’pati kush rrëfente gjë për të…”, vijon rrëfimin Granit Sokolaj, i cili na dërgoi edhe këto dy foto.
E pas 30 minutash më në fund autoambulanca mbërriti…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












