Pas aksidenti, Emal Mamaqi “e ndan mendjen…!”

Shares

Pas aksidentit të mbrëmshëm, Ermal Mamaqi “e ka ndarë mendjen…!”.
Në një postim në “Facebook” ai paralajmëron se do ti puthë të gjithë ata që i dalin përpara…
“E kemi nda mendjen. Do puthim të gjithë ata që na dalin para. Pa dallim dhe paralajmërim.
Të mbijetuarit…😎
@afrim_avdiu ‪#‎Xubi‬”,
shkruan Mamaqi në “Facebook”.
Më herët me një tjetër postim ai rrëfente rrethanat e aksidenti, ndërsa ai dhe dy miqtë e tij, janë shumë mirë…
“Të dashur miq,
Ju përqafoj. Më duket sikur ma falën jetën për së dyti. Përjetova momentet më të vështira në jetë.
Jam shumë mirë. Edhe unë edhe 2 miqtë e mi që udhëtonin me mua.
Aksidenti i mbrëmshëm në Kosove, Ferizaj ndodhi si pasojë e një rrethrrotullimi të pa ndriçuar dhe të pa paralajmëruar.
Me sa më thanë, ai vend ishte rrethi i vdekjes se çdo ditë aty bëhen aksidente.
Kam një pyetje për autoritetet:
– Edhe sa vete duhet të vdesin për ta rregulluar atë problem?
Dhe në fund Zoti është i mirë!!!
Jemi thërrime që nuk ja dimë vlerën e jetës deri sa prekim vdekjen”,
shkruante më herët Ermal Mamaqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...