14 shtetasit shqiptar, të arrestuar në operacionin ndërkombëtar të drogës, me emrin e koduar “Ballkan”, funksiononin në skemë piramidale të një grupi të strukturuar kriminal, me organizatorë, ndërmjetësues, financues dhe blerës.
Në bazë të hetimeve të Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezulton se, shtetasit Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Nuredin Nazëraj, kanë pasur rolin e financuesit dhe të organizatorit të këtij aktiviteti për sigurimin e trafikimin e drogës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë, për llogari të interesave të grupeve kriminale, që operojnë brenda dhe jashtë vendit.

Sipas Prokurorisë dhe Policisë, ky grup i financonte paratë në fushën e ndërtimit.

Dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë janë marrë me kontrabandë nafte dhe trafik mjetesh motorike gjatë viteve të embargos së naftës, ndaj ish – Federatës Jugosllave, në bashkëpunim me shtetas të tjerë.
Në vitin 2009 ka filluar të merren me ndërtimin e pallateve, fillimisht në qytetin e Lezhës.
Pas vitit 2010, vëllezërit Molla janë shpërngulur në Tiranë, ku kanë filluar ndërtimin e një blloku pallatesh në zonën e Kasharit.
Dyshohet se kanë investuar në fushën e ndërtimeve mbi 10 milionë euro. Shtetasi Anest Koromani dyshohet se ka investuar para në pallatet që ndërton firma “Molla Sh.p.k”.

Ka investuar në ndërtim mbi 6 milionë euro, kryesisht pallate të ndërtuara në rrugën e Elbasanit. Ka dyshime se po ndërton edhe në zonën e Freskut. Paratë dyshohet se i ka përfituar kryesisht nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Nuredin Nazëraj është i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ka qënë dhe më parë i arrestuar për këtë vepër penale.
Në vitin 2014, djali i tij ka kryer një vrasje në Vlorë për motive të dobëta. Është pronar i Hotel Delfini në Vlorë. Hetimet zbuluan se aktiviteti i këtij grupi kriminal, me 30 të arrestuar e 25 persona të shpallur në kërkim, e ushtronte veprimtarinë e tij në Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Bullgari e Kosovë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












