Monika Kryemadh në nisje të spektaklit
Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e ish-presidentit Ilir Meta, deputete deri në maj 2025 dhe kryetare e partisë së tretë në vend për afro 6 vite vendosi të bëhet pjesë e Big Brother në Top Channel.
Gjatë fjalës së saj në nisje të spektaklit, Kryemadhi u ndal te raporti i saj me median dhe liria për të qenë vetvetja, duke theksuar se shpesh politika i vendos individët në korniza të ngushta.
“Para se të vija, kërkova të shihja sa view-er kishte në YouTube. Politika ndonjëherë na detyron të mos jemi vetvetja, por Top Channel të jep mundësinë të jesh i tillë, përndryshe del jashtë. Në jetën që bëjmë, njerëzit përpiqen të të nxjerrin nga dera, por Monika hyn nga penxherja”, u shpreh ajo.
Kryemadhi nuk la pa përmendur edhe figurën e ndjerë të Dritan Hoxhës, duke e cilësuar si një nga njerëzit që i ka dhënë hapësirë dhe mbështetje në rrugëtimin e saj mediatik dhe politik. Ajo theksoi se ishte pikërisht Top Channel që i mësoi hapat e parë në debatet politike televizive, duke kujtuar edhe një debat të fituar në panelin e këtij televizioni.
“Gjithmonë thuhet ‘i dashur armik’…”, përfundoi Kryemadhi, duke nënvizuar marrëdhënien e veçantë që ka pasur ndër vite me median dhe publikun. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












