“Shqipëria Bëhet” thërret “Edi Rama, hajdut”. Lapaj i tregon Ramës mesazhin e babait të tij

Shares

Me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesa për dorëheqjen e tij, qytetarë dhe aktivistë u mblodhën sot në protestë para Kryeministrisë. Protestuesit brohoritën “Drejtësi”, “Edi Rama hajdut”, “Edi Rama frikacak” dhe “Dorëheqje”, duke shprehur revoltën ndaj qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi se vendi ndodhet përballë një përplasjeje mes së mirës dhe së keqes, duke u bërë thirrje qytetarëve, veçanërisht brezit të ri, që të bashkohen për rrëzimin e qeverisë Rama.

Lapaj kërkoi mobilizimin e fermerëve, të cilët sipas tij janë dëmtuar nga përmbytjet dhe mungesa e mbështetjes financiare, si dhe të familjarëve të pacientëve me sëmundje të rënda, që përballen me mungesë ilaçesh.

“Është koha e një nisjeje të madhe të së mirës ndaj së keqes. Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga një grusht njerëzish, ndërsa populli vuan,” u shpreh Lapaj gjatë protestës.

Ai theksoi se nuk trembet nga kallëzimet penale apo arrestimet, duke deklaruar se ka marrë një vendim të pakthyeshëm për t’u përballur me qeverinë. Lapaj shprehu gjithashtu mbështetje për funksionarët e drejtësisë që, sipas tij, po përballen me korrupsionin.

Nga sheshi përballë Kryeministrisë, Lapaj i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Rama, duke deklaruar se çdo veprim ndaj tij përbën një konflikt të drejtpërdrejtë me familjen Lapaj.

Në përfundim, ai i bëri thirrje diasporës shqiptare që të angazhohet për “çlirimin e mëmëdheut” dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë për vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...