SPAK mbyll hetimin për Benet Becin, 7 të pandehur për tenderin e KESH

Shares
Screenshot

Prokuroria e Posaçme ka thirrur këtë të premte kryebashkiakuan e Shkodrës Benet Beci për ti komunikuar mbylljen e hetimeve. Beci është marrë i pandehur për shkeljen e barazisë në tendera apo ankande publike bashkë me 7 të tjerë, për tenderin “Zhvillimi strategjik i sektorit energjitik” (projekt kërkimor me fond 700 mijë euro).

Në tenderin e vitit 2019, ku kanë rezultuar abuzime e akuzuar është edhe Adela Ruko, bashkëshortja e ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit. Kjo e fundit është paraqitur në SPAK ka marrë dijeni dhe ka firmosur mbi mbylljen e hetimeve të premten e kaluar.

Të pandehurit e tjerë janë: Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti. Benet Beci u hetua në gjendje të lirë, teksa veprën penale thotë SPAK e ka kryer në kohën kur ka mbajtur detyrën e titullarit të KESH (Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare).a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...