Mazhoranca socialiste kërkoi sot përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës me masa që arrijnë deri në 60 ditë, me synimin që të mos jenë pjesë e Këshillit të Mandateve ndërsa do të shqyrtohet kërkesa për arrestimin e Belinda Ballukut.
Sipas juristit dhe përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Franc Nuri, kjo është një manovër e qëllimshme për të pamundësuar pjesëmarrjen e opozitës në Këshillin për Mandatet dhe Imunitetin.
“Komisioni që do të shqyrtojë, pra Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve, komisioni që do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë të SPAK-ut për lejimin e arrestimit të zonjës Balluku, përbëhet nga deputetë të mazhorancës dhe të opozitës. Janë pesë deputetë të përhershëm të Partisë Demokratike plus dy deputetë zëvendësues, shtatë deputetë.
Pra, të shtatë këta emra, deputetësh të opozitës, janë tek lista e 29 personave që priten të dënohen nesër në 9 të mëngjesit.
Përjashtimi i deputetëve do të vendoset në orën 9 të mëngjesit, nesër, ditën e premte. Ndërkohë, çështja e Ballukut dhe prokurorët e SPAK-ut e të tjera e të tjera, do të diskutohet në 10 e gjysmë. Pra, në momentin që merret një vendim eventualisht për përjashtimin e tyre nga ky këshill, sipas këtij vendimi…shtatë deputetë dhe zëvendësuesit e opozitës, të gjithë praktikisht, që duhet të jenë prezent në mbledhjen e shqyrtimit të kërkesës për arrest të zonjës Balluku, praktikisht, nëse dënohen siç ka kërkuar PS-ja, atëherë ata do ta kenë të vështirë për të qenë prezent.
Por unë mendoj që opozita mund ta tejkalojë këtë moment, qoftë edhe në aspektin procedural, me ankimimet e mundshme që mund të kryejë, por edhe me prezencën e vet fizike, sepse kjo nuk mund të lejohet”, deklaron Nuri. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












