Në një seancë të shoqëruar nga tensione të forta, Endrit Shabani u betua në Kuvendin e Shqipërisë si Avokati i ri i Popullit.
Për shkak se deputetët e opozitës kishin zënë një pjesë të ulëseve të ministrave, ceremonia e betimit u zhvillua nga krahu tjetër i sallës. Pas fjalës “Betohem”, Shabani i dërgoi një puthje sallës dhe u largua me shpejtësi nga ambientet e Kuvendit.
Opozita, e cila fillimisht kishte firmosur për kandidaturën e Shabanit, shprehet se firmat janë dhënë vetëm për paraqitjen e tij në Komision dhe jo për përfshirjen e kandidaturës në votim në seancë plenare. Megjithëse opozita i tërhoqi firmat, mazhoranca socialiste e kaloi kandidaturën për votim në Kuvend dhe e miratoi atë.
Shabani përfitoi mbështetjen e mazhorancës pas prishi një marrëveshje të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, për të lënë jashtë Kuvendit kreun e koalicionit, Adriatik Lapaj. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












