Një person u plagos me armë zjarri në Mamurras në rrethana ende të paqarta.
“Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi Pjetër Marku 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.
50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia e Kurbinit.
Sipas të dhënave i plagosuri i kishte kërkuar autorit që të lëvizte me kujdes dhe mos të xhironte gomat, dhe pas kësaj i riu është përgjigjur me të shtëna duke qëlluar dy herë me pistoletë ku njëri nga plumbat i kapi krahun Pjetër Markut. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












